Tym dhe flakë në Mitropolinë Orthodokse në Gjirokastër, digjet vendi i lutjeve

Një vatër zjarri rrezikoi godinën e Mitropolisë Orthodokse në lagjen “11 Janari” të Gjirokastrës, ditën e sotme.

 

Raportohet se shërbimi zjarrfikës u njoftua për incidentin rreth orës 11:05 dhe reagoi menjëherë, duke mbërritur në vendngjarje me një grup zjarrfikësish dhe automjet mbështetës.

Zjarri u shkaktua nga qirinjtë e lënë ndezur në vendin e posaçëm të lutjeve fetare.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimi e tij në pjesët e tjera, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv.

Artikulli paraprakKina rrit masat pas shpërthimit të virusit të ri, spitalet të mbipopulluara. Çfarë është HMPV?
Artikulli tjetërSiguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE, DW: Varshava e vendosur të tregojë udhëheqje të fortë