Qindra banorë të Astirit po protestojnë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku mbahen të burgosur ish-deputeti Klevis Balliu dhe protestuesit e Unazës së re.
Banorët i kanë vënë flakën gomave në shenjë proteste për arrestimin e padrejtë të banorëve dhe të ish-deputetit Balliu.
Nën thirrjet ‘Rama ik’ dhe ‘Lironi Çunat tanë’, banorët po protestojnë prej disa minutash para drejtorisë së Policisë.