Prej gati 2 javësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është e përfshirë nga flakët. Edhe mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar nën petkun e tymit dhe nga era e keqe.
Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi. Edhe pse kjo situatë po vijon prej ditësh ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse.