Tymi mbulon qytetin e Vlorës, digjet prej 2 javësh fusha e mbetjeve urbane

Prej gati 2 javësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është e përfshirë nga flakët. Edhe mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar nën petkun e tymit dhe nga era e keqe.

Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi. Edhe pse kjo situatë po vijon prej ditësh ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse.

Exit mobile version