Koncerti i këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Korçë nuk ka kaluar pa incidente. Në këtë koncert është hedhur tymuese. Pas kësaj, shumë qytetarë e kanë braktisur edhe eventin.
Pas incidentit, policia ka kryer kontroll të imtësishëm dhe ka shoqëruar disa persona.
Në koncert, është hedhur tymuese dy herë. Edhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë tmerrësisht e ulët.
Policia e Korçës informon se ka arrestuar Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë si edhe filluan procedimin penal për shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xeng, Lushnjë.
“Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut”,njoftoi policia.