U arratis nga komisariati i Elbasanit, apo u lirua i dyshuari për vrasjen e Everest Çakës

Policia e Elbasanit, ka shënuar një tjetër rekord në skandalet e veta, që nuk duken të jenë më thjesht çështje paaftësie.

Një shtetas i cili është ndaluar për vrasjen e Everest Çakës, e ndodhur tri netë më parë, mësohet se është arratisur nga ky komisariat, menjëherë sapo është marrë në pyetje dhe I ishte komunikuar akuza e ndalimit.

Ky shtetas është Mirjan Dedja, 37 vjeç, i cili kishte vetëm disa kohë që ishte kthyer nga Spanja, vendi ku kishte jetuar edhe viktima, edhe ky i kthyer gjatë muajit të fundit në Elbasan. Nuk ka ende informacion se si Mirjan Dedja, ka mundur tia mbathë nga komisariati i policisë, ndërkohë që tashmë është shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Basha, i vendosur për të mos njohur masakrën zgjedhore!
Artikulli tjetërKush është efektivi i RENEA-s që u kap me 1 kg kokainë në Tiranë