U arrestua bashkë me Seitin, Koçerri kërkon të dalë nga qelia

Armando Koçerri, i arrestuar në të njëjtin operacion policor që vuri në pranga Nazer Seitin, kërkon të lirohet nga masa e sigurisë “arrest në burg”. Koçerri ishte prezent të enjten në Gjykatën për Krimet e Rënda, por seanca u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatit të tij mbrojtës.
Përmes një kontakti telefonik, avokati Sokol Hazizaj, i kishte bërë me dije Gjykatës se nuk ishte më mbrojtës i Koçerrit. Në këto kushte, Gjykata shtyu seancën për në 15 shkurt, për t’i dhënë mundësi Koçerrit për të gjetur një avokat mbrojtës.
Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri u arrestuan në Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që i përkiste grupit të Habilajve.

Artikulli paraprakSkandali me naftën Virgin, arrestohet në Gjermani Xhillari, Prokuroria kërkoi dje 15 vjet burg
Artikulli tjetërLargimi i Seitit në Itali, antiligjor, Eksperti i ekstradimeve: Një rast i pashembullt!