U arrestua dy ditë më parë, lirohet ish drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu akuzohet se dhunoi shefin e Financave

Dy ditë pas arrestimit, Gjykata ka lënë të lirë me masën “arrest shtëpie’ ish drejtoreshën e spitalit të Dibrës, Irini Shehu.

 

Irini Shehu u arrestua me 23 prill, pasi ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve. Ajo po ashtu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.

Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish vartësit e saj.

Vetë Shehu e cilësoi arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

Artikulli paraprakOrjola Pampuri: “Shqiptarët duan ndryshim, më 11 maj do ta arrijnë me votë”
Artikulli tjetër“Ju tregoj 8 vitet e ferrit dantesk në burgun e Spaçit”- Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit: Njerëzit ishin shpërfytyruar tek punonin lakuriq, ashtu siç kishin dal nga…