U arrestua me urdhër të Ramës/ Mesazhi i Xhulia Aliajt para seancës gjyqësore

Sot në orën 11:00, në Gjykatën e Durrësit, do të zhvillohet gjyqi për masën e arrestit ndaj Xhulia Aliajt, e cila u ndalua me urdhë të Ramës. Ajo akuzohet për “përhapje paniku” në rrjetet sociale, pas postimit nga ana e saj të një artikulli të medias italiane “Avvenire”, ku flitej për dyshime se mund të jetë dëmtuar impianti i trajtimit të ujrave të zeza.

Avokati i saj, Stefan Topalli ka reaguar pak orë para seancës ku tregon fjalët e Xhuliaj në takimin e fundit (dje pasdite) me të.

 “Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete” – i ka thënë Xhulia Aliaj avokatit.

Postimi në Facebook

Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajt kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor.

Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00.
Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen.

Mbrojtja është gati.

Artikulli paraprakRama degjeneron Veliajn: Do lyesh shkallën ti personalisht…
Artikulli tjetërPo Olta Xhaçka do përgjigjet para ligjit për garancitë e rreme?