U arrestua me urdhër të SPAK/ Jurgis Çyrbja mbërrin në Gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë!

Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Jurgis Çyrbja u arrestua të dielën (20 tetor) në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017.

Sipas SPAK, ai akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Ish-deputeti i PS, u vu në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja ka deklaruar se ky vendim nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por sepse kishte nevojë të kujdeset për shëndetin.

Artikulli paraprakPse nuk e miratoi qeveria Rivlerësimin?
Artikulli tjetërPas Berishës dhe Metës, është radha e Edi Ramës!