Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga të arrestuarit e grupit të Kryebashkiakut të Lushnjës për korrupsion. Bëhet fjalë për ish-juristen e Bashkisë së Lushnjës, Blerta Turkun, e cila kaloi nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”,
Avokati i saj, Andi Hasanaj, tha ky vendin konfirmoi pretendimin e tyre se Turku kishte zbatuar vetëm ligjin dhe nuk kishet kryer shkelje ligjore.
“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, tha avokati.
Fatos Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.
Blerta Turku u arrestua për shkelje të barazisë në tendera më 5 korrik 2021: