Nëse mund të mbahet mend për diçka Erion Veliaj, përpos shumë të tjerave, ajo është promovimi dhe lavdërimi i hajdutëve, si në bashki ashtu edhe në PS.
Rasti më i fundit që ka rënë në rrjetën e drejtësisë është ai i Edison Memollës, kryetar i bashkisë Rrogozhinë, i cili tashmë është dënuar me një vit burg nga GJKKO për vjedhje votash.
Ishte vetë drejtuesi politik i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj ai i cili në 15 maj 2023, pas fitoren vetëm me 23 vota, doli në krah të Memollës duke falenderuar votuesit në Rrogozhinë për rikonfirmimin e Edison Memollës në krye të bashkisë.
Fakti që Memolla fitoi vetëm me 23 vota diferencë dhe tashmë akuzohet për korrupsion zgjedhor tregon sesi mund të ndikohet rezultati zgjedhor dhe të përcaktohet fituesi.
Veliaj: Ka qenë vërtet një nga ato filmat thriller numërimi në Rrogozhinë por në finale fitorja është e tillë edhe me 23 vota. Unë kam qenë gjithmonë i ndërgjegjshëm që qarku i Tiranës është një nga qarqet më konkurrues. Me bashki që kanë qenë tipikisht të djathta, kur kujtoj Kamzën, apo Kavajën ku kemi ende një betejë. Sot ai thrriller përfundoi me një fitore me 23 vota të cilat patjetër që na japin të drejtë të festojmë por jo të jemi euforikë.
Ne po e lexojmë qartë mesazhin e Rrogozhinës me 23 vota është thuajse barazim. Mesazhi është të jemi me këmbë në tokë dhe t’u shërbejmë 100% qytetarëve të Rrogozhinës. Dua t’i falënderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na japin një mesazh, për nevojë të jashtëzakonshme për ta ngritur stekën, të njëjtin gjë si në zona urbane njerëzit e presin edhe në fshatra. Pavarësisht se do i gëzohemi këtyre votave, nuk do kemi eufori. I kam kërkuar Edisionit ta lexojë këtë mesazh. Duke qenë se Tirana dhe Kavaja janë ende në numërim, për respekt të secilit duhet të presim derisa të numërohet vota e fundit. Ka shumë njerëz që thonë se diferenca në Tiranë është e jashtëzakonshme, por është shumë e nevojshme të presim të numërohet vota e fundit. Qarku i Tiranës ka prodhuar në favor të kandidatëve të PS mbi 200 mijë vota. /OraNews