U dërgua për kurim në Turqi nga Covid, trajneri flet nga spitali: Jam mirë! U shkatërrova me ilaçe për 16 ditë, nuk mbante më!

Lajmi i transferimit të Skënder Gegës për në Turqi pas më shumë se dy javësh në një gjendje jo të mirë në kryeqytet, ka befasuar të gjithë. Megjithatë trajneri i Kukësit i shtyrë edhe nga fëmijët e tij ka vendosur të transferohet në Stamboll për një mjekim më të specializuar.

Pas gati dy ditësh në një spital të Turqisë gjendja shëndetësore e trajnerit Gega duket të jetë më i stabilizuar në gjendjen e tij.

“Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkritëe i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë. Kam filluar menjëherë një terapi për mushkritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkrive”, tha Gega për Top Channel.

Skënder Gega ka rezultuar pozitiv që nga data 11 nëntor dhe gjatë gjithë ditëve që ka qëndruar në Tiranë gjendja e tij nuk pati përmirësim.

Ndërkohë që pas lajmit për transferimin e tij ishin të shumtë ata që reaguan edhe për këtë vetë Skënder

Gega ka publikuar një mesazh falenderimi, duke ju drejtuar edhe skuadrës e cila gjithashtu pati një dedikim në ndeshjen e së mërkurës ndaj Laçit, ku mori edhe fitoren e parë.

Artikulli paraprakBasha, në orën 20:45 në Çim Peka Live
Artikulli tjetërBasha: Qytetarët e Thumanës u prenë në besë! Duhet të ishin vënë para drejtësisë përgjegjësit…