U diagnostikua me meningjit, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT! Rasti u mbajt i fshehtë

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningjit gjatë fundjavës që kaloi.

 

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.

Mësohet se as prindërve të adoleshentit nuk iu është treguar që 14-vjeçari ishte me meningjit.

Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike.

Exit mobile version