U ekstradua nga Dubai, zbardhet dëshmia e Plarent Dervishajt në GJKKO: Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

“Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt”, ka deklaruar Plarent Dervishaj në GJKKO gjatë seancës së sotme ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Plarent Dervishaj është arrestuar në datë 6 gusht në Dubai, ku forcat speciale i kanë shkuar në banesë dhe “i kanë thyer derën duke i thënë se të rrezikohet jeta dhe do  të të bëjnë një atentat dhe do vish me ne”.

Por, ky ka qenë një kurth i ngritur për të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare, pasi është vendosur në pranga dhe më pas është dërguar në stacionin e policisë në Dubai.

Mësohet se ai nuk është lejuar të flasë me avokatin dhe pasi ka qëndruar për disa ditë në paraburgim është ekstraduar me avion në Shqipëri dhe është arrestuar në Rinas nga policia shqiptare.

Artikulli paraprakE qeshura e Kamala Harris, si “arma” e saj sekrete! DW: E qeshura me zë të lartë shoqëron fushatën zgjedhore të kandidates për presidente, por kundërshtarët e marrin si shkas për ta sulmuar
Artikulli tjetërAnaliza e REL: Pse Bashkimi Europian kërkon që për urën e Ibrit të diskutohet sërish në Bruksel?