U fut në historinë e klubit, Granada i bën jehonë rekordit të Uzunit

Myrto Uzuni gdhendi sot emrin e tij në historinë e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me 46 golat e tij u bë lojtari i huaj, që ka shënuar më shumë gola me Granadën.

 

Për këtë klubi spanjoll i ka dedikuar një postim pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3 me 0 përballë Rejsing Santander.

Uzuni theu rekordin e El Arabit dhe e bëri në 103 ndeshje me Granadën. Dy golat sot erdhën pikërisht ndaj kryesuesve, ndërsa objektiv është rikthimi sërish në elitën e futbollit spanjoll.

Aktualisht sulmuesi 29-vjeçar është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit me 11 golat e tij. Një më shumë ka shënuar Luis Suarez i Almerias.

Artikulli paraprakMesazhi i ambasadës amerikane për 8 Dhjetorin: Sot kujtojmë ata që luftuan për demokraci
Artikulli tjetërBashar al-Assad, mjeku okulist që sundoi Sirinë me dorë të hekurt! Si u ngjit në pushtet pas vdekjes së babait dhe të vëllait! Kush e braktisi dhe pse u arratis