U gjet i dhunuar në mes të rrugës nga kalimtarët, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42 vjeçarit

Gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso, është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Kaso ndodhet i intubuar për shkak të plagëve të shumta në kokë dhe trup.

Mjekët kanë vendosur ta fusin në intubim në sallën e reanimacionit pasi gjendja e tij është kritike për jetën. Kaso u gjet këtë mëngjes nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Policia nuk ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen dhe ende nuk dihet asgjë për autorin apo autorët.

Rigels Kaso ka kryer studimet e larta në Itali, në Universitetin e Palermos dhe prej vitesh punon si inxhiner Telekomunikacioni.

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njoftoi më herët Policia e Tiranës.

Exit mobile version