Presoni që shihni në foto është Armand Mici, i riu që u gjet i djegur në një makinë mbrëmë në Kërrabë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën e vjetër. Trupi i 32-vjeçarit nga Elbasani u gjet brenda një makinë totalisht të shkrumbuar.
Gjithashtu grupi hetimor ka zbardhur një pjesë të dinamikës së ngjarjes, ku rezulton se Mici ka blerë një sasi benzinë në një karburant dhe në kushtet e depresionit, është vetëdjegur brenda makinës së tij tip “Volkswagen Passat” me targa AA 273 NU.
Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme për sqarimin e çdo rrethane që mund t’i shërbejë hetimit, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e tjera. Nga të dhënat e policisë, rezulton se Mici nuk ka problem me ligjin, pasi ka precedent penale.