U gjet i pajetë pranë shkollës, identifikohet kufoma në Laprakë

Policia ka njoftuar identifikimin e kufomës së gjetur i dekompozuar në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë.

Sipas policisë, trupi i pajetë i përket shtetasit I. T., 75 vjeç, teksa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakDeklarata e Trump: Ndoshta Zoti më shpëtoi nga atentati për të rregulluar vendin
Artikulli tjetërTransferimi tek arabët e Al Itihad, zbulohet rroga e majme që do të përfitojë Mario Mitaj