U godit me grushte për shkak të konkurrencës për pasagjerët, i dhunuari ndërron jetë pas gati 1 jave në koma ( Emri)

Dedush Gjoni, i cili u dhunua me grushte, ka ndërruar jetë në spital ditën e djeshme.

 

Ai u godit me grushte nga Cen Sela më 5 Shtator, në afërsi të teatrit Migjeni në Shkodër, pasi një sherri mes tyre për konkurrencën e pasagjerëve.

Viktima qëndroi për gati një javë në koma në spital, por humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërsa autori i ngjarjes ndodhet në qeli, pasi u vendos në pranga pas ngjarjes së rëndë.

Rreth orës 11:15, në lagjen “Vojo Kushi”, shtetasi C. S., 63 vjeç, dyshohet se për motive konkurrence, para stacionit të furgonave për transport pasagjerësh është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. Gj., 52 vjeç. Si pasojë 52-vjeçari është dëmtuar fizikisht”, raportoi policia.

Gjatë kontrollit në të banesës së autorit, policia gjeti një armë zjarri dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit C. S, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat 63 vjeçari i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit C. S”, sqaruan uniformat blu.

Artikulli paraprakPse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Artikulli tjetërVotimi në Kuvend për çështjen Xhaçka, reagon delegacioni i BE-së: Jemi shumë të shqetësuar!