U godit me thikë në sherrin ku u vra shoku i tij i ngushtë Martin Cani, dërgohet për mjekim të specializuar në Itali 14-vjeçari Luis Meçja

Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku u vra shoku i tij i ngushtë Martin Cani nga bashkëmoshatari Mario Prelleshaj, është transferuar mëngjesin e sotëm në Itali.

 

Raportohet se i mitur, i cili mori 4 plagë me thikë, dyshohet nga autori i vrasjes së Martin Canit, është dërguar në shtetin fqinj për mjekim më të specializuar.

Luis Meçja doli nga spitali i Traumës më 29 Nëntor dhe hapi një llogari në GoFondMe ku kërkoi ndihmë financarie për shkak se prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun e fizioterapistin.

Në mesazh, Luis Meçja shkruante se ka marrë 4 goditje me thikë në stomak, shpinë dhe në mushkëri, teksa shprehet “e keni parë çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër”.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, i plagosuri prendendon se ka dy autorë, por Policia e mohon një gjë të tillë.

Përmes një komunikate zyrtare, Policia ka se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.

“Nga veprimet hetimore dhe proceduriale në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nga momenti që ka filluar ngjarja dhe në vijim të hetimeve, nuk ekziston autori i dytë i ngjarjes që është sajuar duke hedhur dyshime të ulëta mbi vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, autori i vrasjes Mario Preleshaj, është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçja.

Më tej, vijon policia, Prelleshaj ka reaguar duke qëlluar me thikë.

“Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit”, thotë policia.

Artikulli paraprakKsavi Hernandez: Mesi ikonë, kohën e kaloj duke parë Barçën
Artikulli tjetërPërgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje! Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë