U godit me thikë në zemër, tezja e Martin Canit mes dhimbjes e lotëve: “E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin”! Humb ndjenjat në protestë

Tezja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., pranë derës së shkollës Fan Noli mesditën e 18 Nëntorit.

 

Mes dhimbjes, tezja e të miturit u shpreh se e dërguan Martinin në shkollë dhe jo në luftë që ta therin.

“Duam drejtësi, drejtësia të shkojë në vend! E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin.  Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

tezja martin cani2

Por, për shkak të dhimbjes nga humbja e nipit të saj, që u godit me thikë në zemër, ajo humbi ndjenjat në protestë.

Tezja e 14-vjeçarit u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakEmisari i SHBA për Ballkanin Perëndimor: Politikat tona nuk ndryshojnë me administratën e re!
Artikulli tjetërEMRI/ Detaje nga sherri mes thika në Tiranë, përfundon te spitali i Traumës studenti i plagosur