U godit nga kova e fadromës teksa punonte, humb jetën 38-vjeçari

Një 38 vjeçar ka humbur jetën në Rrëshen taksa ishte duke punuar.

 

Mësohet se Arbër Caka vdiq pasi u godit nga kova e fadromës, e cila u shkëput dhe e zuri poshtë.

“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaroi policia.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Exit mobile version