U kap në 2016-ën duke blerë vota për PS, ish-anëtarja e Këshillit Bashkiak të Dibrës nuk heq dorë

Personi që shihni në video është ish-kryetarja e Këshillit bashkiak të PS në Dibër, Lule Dani, e cila bën veprime të dyshimta në qendrën e votimit nr. 1100/1 në Maqellarë të Dibrës, ku po votohet për zgjedhjet lokale.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se sot nga hapja e votimit e deri në këto momente Dani shoqëron dhjetra persona në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Doçi bën me dije se kur zonja e kupton se po filmohet i shmanget kameras duke u fshehur pas makinave.

Kujtojmë se në vitin 2016 Dani u kap duke blerë vota kundrejt pagesës, ku iu jepte 20000 lekeve të vjetra qytetarëve, në mënyrë të tillë që ata të votonin për PS.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fu kap ne 2016 en duke blere vota per ps ish anetarja e keshillit bashkiak te dibres nuk heq dore filmohet duke%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebVideon e vitit 2016, ku Dani bën të njëjtën gjë.

Artikulli paraprakGjekmarkaj i drejtohet ambasadës së SHBA dhe Celibashit: Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër. Do të përballen me…
Artikulli tjetërAfera e inceneratorëve, Tabaku prezanton konkluzionet e komisonit hetimor: Vërtetuam vjedhjen e 430 milion euro