Kilië Mbape ishte ndër të kritikuarit te Reali pas fillimit të dobët. Sulmuesi francez u afrua me bujë duke u larguar nga PSG. Një lëvizje kjo që pritej prej muajsh.
Shifrat tregojnë se Mbape e ka marrë veten te Reali. Kështu e ka mbyllur vitin në kuotën e 14 golave. Francezi ka kaluar Ronaldon, që në vitin e parë me madrilenët numëronte 13 gola.
Mbape ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje të La Ligës. Në anën tjetër dy herë ka tundur rrjetën në Champions, një herë në finalen e Superkupës së Europës dhe një herë tjetër në finalen e Kupës Interkontinentale.