“U lëshuan 50 urdhër-arreste”, gazetarja Lala jep detaje nga megaoperacioni i SPAK: Ka masë sigurie për Durim Bamin. Për çfarë dyshohet Arben Ndoka

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se nga megaoperacioni i SPAK janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Lala theksoi se SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për Durim Bamin, duke shtuar se është bërë kontroll edhe në banesën e vëllait të tij, Valter Bamit. Sipas gazetares, Arben Ndoka dyshohet se ka kryer krime për të marrë hakun e të vëllait, që u vra pak kohë më parë.

 

Klodiana Lala: Janë lëshuar nga SPAK 50 urdhër-arreste. Nuk ka bilanc të qartë. Operacioni ka nisur sot në orën 3 të mëngjesit. Altin Dumani dhe prokurori Alfred Shehu kanë dhënë urdhra për kontrolle banesash. RENEA është shpërndarë në disa zona të Shqipërisë. Aksioni i parë ka qenë në Shijak tek fisi Avdyli, pasi disa anëtarë të këtij fisi janë përfshirë në krime. Disa prej emrave janë arrestuar në burgje në Shqipëri dhe jashtë vendit. Ky është ndër operacionet më të rëndësishme në 5 vitet e fundit. Ka urdhër arresti ndaj Durim Bamit. Rezulton se është jashtë Shqipërisë. Ndaj Valter Bamit ka pasur kontroll banese.  Ka urdhër-arrest për Marklen Hakaj. Nuk është arrestuar deri tani. Është ngritur akuzë e re për Plarent Dervishit, që aktualisht ndodhet në Dubai. Ka masë sigurie edhe për Lulzim Berishën. Ka masë të re edhe për Indrit Doklen, ish-anëtar i bandës së drogës. Ka masë sigurie për Leonard dhe Elvis Duka, që ishin armiq të betuar të Ervis Martinajt. Është shpallur në kërkim Arben Ndoka, bëhet fjalë për disa ngjarje që kanë ndodhur në Shkodër. Mesa duket, Ndoka për të marrë hakun e të vëllait të vrarë ka kryer edhe krime të tjera. Ai mendohet se është në Dubai. Ngjarjet dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanajt, si dhe atentatet ndaj njerëzve të Ervis Martinajt.

Exit mobile version