U marros! Falenderon Gjermaninë se u shtuan kushtet, hapje negociatash nuk bëhet fjalë…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse mori “Jo”-në e rradhës nga Gjermania për çeljen e negociatave, e quajti suksesin e tij të rradhës.

Vasili, në një postim në Facebook, shkruan se, hapje negociatash për Shqipërinë nuk ka, ndaj dhe ironizon teksa thotë se, kreu i qeverisë ndoshta feston për Maqedoninë e Veriut, e cila i hap negociatat me BE-në në janar.

“KRYEMINISTRI U MARROS!!

Kryeministri falenderon Gjermaninë se u shtuan kushtet, se për hapje negociatash për Shqipërinë nuk bëhet fjalë gjëkundi. Mbase i marri falenderon për Maqedoninë, që i hap negociatat në janar”, shkruan Vasili në Facebook.

“Çelje negociatash për Shqipërinë pas plotësimit të kushteve”.

Ky është vendimi i grupeve Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman të cilat votuan sot rezolutën që ti rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë.

Krahas 9 kushteve kryesore, vendit tonë në rezolutën e votuar sot në parlamentin gjerman i vendosen edhe disa nënkushte të tjera.

Në krye të shqetësimit të Bundestagut gjerman është kriza politike në Shqipëri, e cila në rezolutë, konsiderohet e rëndë, ndaj edhe apelohen palët të nisin sa më shpejt dialogun për ta kapërcyer atë.

Artikulli paraprak9 kushtet për hapjen e negociatave, Basha: Dështim i qeverisë, jo i shqiptarëve
Artikulli tjetërBanorët e Bilajt, të përmbytur dhe të harruar! (Video)