U mor i pandehur për “shpërdorim detyre”, kryebashkiaku i PS-së paraqitet në SPAK! Ja kush e shoqëron

Kreu i Bashkisë Devoll, Eduard Duro është paraqitur në SPAK paraditen e sotme (11 nëntor)

 

Kryebashkiaku i PS-së është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga avokati i tij.

Eduard Duro u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 29 Tetor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kryebashkiaku socialist akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, pasi sipas dyshimeve, ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.

Pas marrjes si të pandehur, Duro ka reaguar duke thënë se ka firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.

Artikulli paraprakKryeministri japonez Ishiba rizgjidhet në pushtet pas balotazhit, sfidat me të cilat përballet në krye të qeverisë
Artikulli tjetërNë burg për koncesion 100 mln euro të sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë