U ndalua nga policia pse protestoi, apeli i qytetarit nga Berati: Mos keni frikë, ejani në shesh më 16 mars

Një qytetar nga Berati, i cili u ndalua nga policia pas protestës së fundit vetëm pse mbante flamurin e PD-së në makinë, u ka bërë apel shqiptarëve që të mos kenë frikë nga Rama por të dalin të gjithë në protestë.
Thirrjen qytetari e bëri gjatë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me banorët e Beratit.
Apeli i një banori të Beratit, që u ndalua nga Policia pas protestës së fundit, pse mbante flamurin e PD në makinë: U bëj thirrje të mos tremben, të vijnë në shesh, të trefishohen, se nuk janë vetëm, nuk i lë njeri vetëm, nëse do t’i marrë brenda klika e këtyre maskarenjve. (brohoritje)
Basha- kjo tregon që, që prej 16 shkurtit, ka ndryshuar pak peshorja. Deri në 16 shkurt njerëzit kishin frikë qeverinë, tani ka frikë Edi Rama njerëzit. Njerëzit nuk kanë më frikë, kanë shpresë. Akti i djegies së mandateve e ka ndarë shapin nga sheqeri. Ju e dini se kush qëndron në atë sallë të inkriminuar për të vjedhur shqiptarët, nuk është në krahun tuaj. Ne nuk mund të rrinim në krahun e kriminelëve. Ne jemi në krahun tuaj. Asnjë hap mbrapa, të gjithë përpara. Më 16 Mars ju ftoj të jemi të gjithë bashkë aty. (të gjithë të bashkuar, kemi për ta fituar).

Exit mobile version