“U ndamë sepse besojmë në SHBA dhe nuk besojmë të kulti i individit”/ Agalliu: Njerëzit duan alternativë, PD po punon për t’ua mundësuar

I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Arbi Agalliu u shpreh se rithemelimi është bashkuar për interesa të caktuara mes Bardhit dhe Berishës.

Ai tha se ai tha se kolegët e tij në PD janë duke bllokuar punimet dhe diskutimet në kuvendin e Shqipërisë, duke mos lënë hapësira për të folur.

Agalliu: Unë besoj se janë bashkuar për halle të caktuara. Opozita bëhen në institucion dhe këta kolegë na kanë bllokuar në institucion duke mos na lënë hapësirë për të folur. Asgjë nuk kanë përfituar dhe ka kaluar Rama 7 miliardë euro në 7 minuta. Edhe kur duam të bëjmë komision si kolegia Açka këta bëhen vandalë. Nëse opozitës i zihet hapësira ka plot mënyra demokratike.

Unë mendoj se shqiptarët janë lodhur më këto mënyra. Ka bërë Basha protesta të jashtëzakonshëm dhe nuk ka ndryshuar qeveria. Prandaj sot njerëzit duan alternativë dhe mbrojtjen e intersave të qytetarëve denoncimin e aferave. Kjo është një shfaqje e madhe. E njëjta situata ka qenë edhe kur u ndamë. U ndamë sepse besojmë në SHBA dhe nuk besojmë të kulti i individit. Nuk do të reshtim së thëni të vërtetat tona.

Exit mobile version