Ukraina goditi Rusinë për herë të parë me raketa “Storm Shadow” të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Këto armë janë raketa me rreze të gjatë – distanca maksimale që mund të arrijnë është rreth 250 km (155 milje).
Raketa lëshohet nga një avion dhe më pas fluturojnë me shpejtësinë e zërit. “Storm Shadow” konsiderohet si një armë ideale për të depërtuar në bunkerë dhe depo municionesh, si ato të përdorura nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.
Çdo raketë kushton gati 1 milion dollarë (767,000 £), kështu që ato priren të lëshohen me kujdes maksimal. Britania dhe Franca i kanë dërguar këto raketa në Ukrainë, por duke thënë se Kievi mund t’i hedhë ato vetëm në objektiva brenda kufijve të tij.
Më herët, presidenti Joe Biden i dha “OK” Ukrainës për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda territorit Rusisë.
Çfarë janë raketat “Storm Shadow”?
Britania e Madhe u bë vendi i parë që furnizoi Kievin me raketa me rreze më të gjatë verën e kaluar. Ai lejoi forcat ukrainase të godasin trupat ruse dhe depot e furnizimit përpara se të niste kundërofensivën vitin e kaluar.
Lidhur me këtë vendim, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi asokohe se Britania i ka dalë kundër aleatëve, duke dërguar armë në Ukrainë.
Raketat prej pesë metrash u shpikën në mesin e viteve 1990 nga Britania e Madhe dhe Franca, ndërsa që atëherë janë vendosur në zonat e konfliktit në Irak dhe Libi.
Pasi lëshohet, çdo raketë mund të udhëtojë deri në 155 milje dhe peshon më shumë se një makinë e vogël. Ai është projektuar për të goditur objektiva statike, të fortifikuara dhe me vlerë të lartë – me një kosto prej 2 milion £ për një raketë.
Raketa përmban dy koka luftarake – e para depërton nëpër fortifikime dhe e dyta shpërthen. Katër metra beton nuk mund ta ndalojë raketën dhe është në gjendje të fluturojë në një nivel shumë të ulët.