U përplas me Ramën në spital, protestuesja në lot: Tregoi arrogancë, t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak

Një prej protestuesve, bashkëshortja e personit që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama sot në ambjentet e Spitalit të Traumës, është e ftuar në emisionit “Të PaEkspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24.
Nga studio nr.2 ajo rrëfeu tmerrin që përjetoi paraditen e sotme gjatë përplasjes me policinë tek Parlamenti si dhe fjalët që shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama në Spital.
“U tmerruan fëmijët, vetëm sot policia e këto 19 ditë nuk kemi parë asnjë polic të bashkohet me ne. Opozitën e kemi thirrur ne se asnjë deputet i mazhorancës nuk n aka mbështetur.
Unë isha në rreshtin e tretë, dhe policët kanë kaluar mbi trupin tim. Aty rashtë në tokë pa ndjenja dhe nuk mbaj më mend gjë,” tregon ajo.
Më pas tha se kreu i qeverisë Edi Rama përveç kësaj tregoi arrogancë me sjelljen e tij në spital duke i thënë se nuk kishte ardhur për të.
“Rama na ka futur djemtë nëpër burgje. Kam 28 vjet që i paguaj shtetit, po nëse jemi ne të paligjshëm sic na thotë ky kryeministër drogaxhi, mos na i merrte taksat. Nuk jam shpellare unë por qytetare me shtëpi me hipotekë, me legalizim. Kemi fëmijë, kemi punuar me gjak për atë shtëpi. Prandaj i bëj thirrje kryeministrit t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak.
Ai erdhi sot në spital, dhe tregoi edukatën e vet, kam ardhur për policen jo për ty. Dhe unë i thashë e kam për turp të vish ti për mua, dhe s’dua të vish këtu kurrën e kurrës”, tregoi Lindita Protoduari.

Exit mobile version