“U përpoq të përdorte këtë shans për t’i zhdukur”- Shpalli gjendjen ushtarake, Presidenti i Koresë së Jugut urdhëroi arrestimin e liderit të partisë në pushtet dhe atij të opozitës

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, urdhëroi arrestimin e liderit të partisë së tij në pushtet, Han Dong-hoon, kur ai shpalli gjendjen ushtarake mbrëmjen e së martës.

Lista e arrestimeve përfshinte gjithashtu kreun e Partisë Demokratike kryesore të opozitës, Lee Jae-myung, si dhe tre ligjvënës të opozitës, tha zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar.

Presidenti u përpoq të “përdorte këtë shans për t’i arrestuar dhe zhdukur”, tha Hong Jang-won.

Zbulimi erdhi ndërsa partitë politike të vendit mbajtën mbledhje urgjente gjatë të premtes, me deputetët kërkojnë shkarkimin e Yoon.

Mocioni, i cili është caktuar për të shtunën, do të kalojë nëse dy të tretat e deputetëve votojnë pro.

Opozita ka një shumicë në parlamentin prej 300 vendesh, por ka nevojë për mbështetjen e të paktën tetë deputetëve të partisë në pushtet për të siguruar 200 votat e nevojshme për miratimin e mocionit të shkarkimit.

Ndërkohë lideri i partisë në pushtet të Yoon bëri thirrje për pezullimin e shpejtë të tij, duke thënë se përbën një “rrezik të madh” për demokracinë nëse qëndronte në pushtet.

Artikulli paraprakSPAK reagon zyrtarisht për kontrollin në banesën e Veliajt: Janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal
Artikulli tjetërTersi në familjen Veliaj/ Edhe vëllai i Lalit aludohet për transferta jashtë vendit, nisin hetimet e thella