U prishën pazaret e para, Rama ndryshon fituesin e koncesionit të Rrugës së Kombit

Komisioni i Prokurimeve Publike ka vendosur ditën e mërkurë të anulojë koncesionin e Rrugës së “Kombit”, që u fitua nga kompania turke “Vendeka Bigli”. Pas shqyrtimit të ankesës së bërë në Komisionin e Prokurimit Publik, nga bashkimi i kompanive të dyta në garë për këtë rrugë “Catalys and Salillari”, për skualifikim të padrejtë, Komisioni ka vendosur ta pranojë ankesën. ky vendim u komentua dje edhe nga ish kryeministri Berisha, i cili përmes  një reagimi në facebook, shprehet:  “Dy muaj më parë, pas mbylljes së tenderit ndërkombëtar për mirëmbajtjen e Rrugës së “Kombit”, pas shqyrtimit të të gjitha ofertave dhe ankesave, qeveria shpalli fituese kompaninë turke “Vendeka Bilgi” me një ofertë më të kushtueshme se sa kompanitë e tjera pjesëmarrëse në tender. Kompania turke u përzgjodh, sipas një burimi qeveritar, pasi, përveç ryshfetit direkt prej 2.7 milionë euro, u zotua për të derdhur çdo vit 20% të fitimit në kontot e fshehta të Edi dhe Olsi Ramës. Mirëpo kompania “Vendeka” më pas bëri gabimin fatal, ku, po sipas burimit ajo kërkoi që kjo %-dje të përgjysmohej, gjë që e tërboi Ramën. Nuk dihet nëse largimi i Haxhinastos kishte lidhje me këtë zemërim, por dihet se Rama, jashtë çdo afati dhe procedure ligjore urdhëroi Sekretarin e Përgjithshëm të mafies qeveritare, Agaçi të anulojë tenderin dhe ky i fundit, me Komisionin e Prokurimit Publik zbatoi urdhërin. Prej dy ditësh, 5 herë në ditë mediat njoftojnë se tenderi u anulua, por nuk thonë se cilat ishin arsyet që u shpall fitues kompania turke, dhe a ka lidhje largimi i papritur i Haxhinastos me këtë aferë dhe se si ka mundësi që komisioni nuk bllokoi sipas ligjit, që në krye të radhës shpalljen e fituesit dhe të njoftonte zyrtarisht vendimin e tij? Këto pyetje e kanë një përgjigje të vetme; prishjen e Ramës në pazare me kompaninë turke” shkruan Berisha në reagimin e tij.  KPP, në qëndrimin zyrtar thotë se vendosi të anulojë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Autoritetit Kontraktues për skualifikimin e ofertës së paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Catalys and Salillari” dhe të korrigjojë shkeljet duke e kualifikuar atë.

Artikulli paraprakRadhë të gjata dhe mungesë librash në Tiranë dhe rrethe
Artikulli tjetërShehu: Mbështetje grave sipërmarrëse