U prit me protesta në Tiranë, Vuçiç: Kjo nuk e ndryshon marrëdhënien time me Ramën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin dy-ditor të Shengenit Ballkanik. Një samit ku merr pjesë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe që refuzohet kategorisht nga gjithë faktori politik në Kosovë si dhe nga Bosnje-Hercegovina. Teksa Rama pristet Vuçiçin dhe Zaevin në Rogner, në Bulevard protestonin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas përfundimit të takimit,  Vuçiç dha një konferencë për mediat serbe, ku mori pjesë edhe gazetarja e Abc News, Linda Karadaku.

Gazetarja e Abc News raporton se Vuçiç është shprehur se “protesta është normale në demokraci dhe nuk e shoh si problem”. Sipas tij këto protesta nuk do të bëjnë që të ndryshojnë qendrimin politik dhe të menduarit politik. “Kjo nuk do të bëjë që unë të ndryshoj marrëdhënien apo që Edi Rama të ndryshojë marrëdhënien”.

“Nuk kam çfarë të them për ata njerëz atje…Nuk e kuptojnë realitetin, nuk kanë vizion për te ardhmen, ky eshte problemi i tyre”, ka deklaruar Vuçiç.

Më tej, Presidenti serb është shprehur se nga Mini-Shengeni Ba të gjithë do të përfitojnë. “Fola me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanovic… mendoj se do të jetë mirë për Malin e Zi, mendoj qe do të jetë mirë për gjithë rajonin”.  Vuçiç konfirmoi se samiti i radhës do të jetë në fund të janarit në Beograd ku do të nënshkruhen marrëveshje konkrete. /abcnews.al

vucic

Exit mobile version