U propozua nga Koalicioni Euroatlantikë për qarkun Vlorë, Myzafer Elezi: Sfida, të krijojmë një model qeverisës që i jep fund korrupsionit

Myzafer Elezi është një ndër emrat e Demokratëve Euroatlantikë që Këshilli Kombëtar i këtij grupimi miratoi.
I ardhur nga bota akademike dhe me një karrierë të gjatë në shërbim të rendit dhe sigurisë në vend, ai shprehet mirënjohës për këtë angazhim të ri, duke siguruar qytetarët për një politikë ndryshe.

“Sfida jonë sot është të krijojmë një model të ri qeverisjeje, që i jep fund politikës së vjetër të korrupsionit dhe padrejtësive, që hap rrugën për meritokracinë dhe zhvillimin e vërtetë ekonomik.” – shkruan Elezi.

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të qarkut Vlorë,

Me përgjegjësi dhe përkushtim, dëshiroj t’ju njoftoj se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë ka miratuar me unanimitet kandidaturën time për deputet në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 majit 2025, nën siglën e “Koalicionit Euroatlantik”.

Ky është një angazhim i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë ata që besojnë në një politikë ndryshe, të ndershme dhe të përgjegjshme.

Vlorën e njoh nga afër. Është qyteti ku kam jetuar me familjen time për rreth 30 vite, ku kam ndërtuar karrierën time dhe ku vazhdoj të kontribuoj aktivisht si përfaqësues i opozitës në Këshillin Bashkiak.

Sfida jonë sot është të krijojmë një model të ri qeverisjeje, që i jep fund politikës së vjetër të korrupsionit dhe padrejtësive, që hap rrugën për meritokracinë dhe zhvillimin e vërtetë ekonomik.

Në muajt në vijim, do të kem mundësinë të bashkëbisedoj me qytetarët e çdo zone të qarkut, për të ndarë vizionin dhe alternativën tonë për një të ardhme më të mirë.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj. Angazhimi im do të jetë i palëkundur për një ndryshim real dhe të prekshëm për qytetarët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

Ju faleminderit!

Artikulli paraprak”Trëndafili socialist” i shkundur nga SPAK i ka lëshuar të gjitha petalet në tokë
Artikulli tjetërDOSJA E SPAK/ Si i ka përdorur çifti Veliaj – Xoxa fondet e BE-së për të kamufluar pastrimin e parave