U propozua si kandidat i Demokratëve Euroatlantikë për qarkun Korçë, Shpëtim Agolli: Në shërbim të qytetarëve, larg politikës së vjetër

Nga Shpëtim Agolli

Si kandidat për deputet në Qarkun e Korçës, i propozuar dhe i miratuar nga Këshilli Kombëtar i demokratëve Euroatlantikë të drejtuar nga z. Lulzim Basha, është e rëndësishme të përcjell një mesazh falënderimi dhe besueshmërie për qytetarët e Korçës.

Të dashur qytetarë të Korçës dhe të qarkut të saj.
Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar.
Si kandidat i propozuar nga demokratët Euroatlantikë dhe i miratuar nga KK, angazhimi im është të punoj për një Korçë më të zhvilluar dhe më të begatë. Do të jem gjithmonë në shërbimin tuaj, duke dëgjuar shqetësimet dhe nevojat tuaja, dhe duke punuar për zgjidhje konkrete që përmirësojnë jetën tuaj, larg një politike establishmenti 34 vjeçar. Besimi juaj është motivimi im për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
I rritur dhe i edukuar në një familje me vlera, pranë këtij qyteti të bukur dhe fisnik, i rrethuar nga qytete, krahina dhe fshatra të bukura, me njerëz punëtorë, të rinj dhe të reja arsimdashës, nga Leskoviku, Kolonja, Devolli, Maliqi dhe Pogradeci, i rritur me një këmbë në fshat dhe me tjetrën në qytet, i kultivuar me vlerat më të larta patriotike edhe si pasojë e origjinës time fisnore, duke kaluar pjesën më të bukur të jetës time, rininë në atë qytet, edukatën, kulturën dhe arsimimin nga klasa e parë fillore deri në universitet, i rrethuar nga dashuri prindërore dhe shoqërore, sot edhe ato të familjes time të mrekullueshme, jam shumë krenar për të qenë përfaqësuesi juaj në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025.
Faleminderit për mundësinë që më jepni të shërbej si zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë.
Një falenderim të veçantë dua t’i përcjell dhe mikut tim z.Basha nga i cili kam patur mbështetjen më të madhe duke perifrazuar fjalët e tij mbrëmë në KK; “Shpëtim Agolli, njeri i vendosur, i drejtë dhe i qendrueshëm në fjalën e tij”
Edhe një herë duke ju falenderua ju premtoj se shumë shpejt do jem pranë jush duke biseduar sy ndër sy.
Çdo kandidati të Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të dalë nga demokratët Euroatlantikë i uroj suksese dhe fitore.
Korça meriton më shumë!
Shqipëria meriton më shumë!

Artikulli paraprakVIDEO/ Arrestimi i Veliajt destabilizon Ramën/ Shan live “F*ck, f*ck” dhe godet tavolinën!
Artikulli tjetërKonferenca e Sigurisë në Mynih/ DW: Si mund të bëjnë më shumë Gjermania dhe Evropa për sigurinë e tyre?