Drejt 48-vjeçarit Lulzim Visha mësohet se është qëlluar të paktën 12 herë. Viktima raportohet se ishte postier i një postë private u ekzektua në automjetin e makinës mëngjesin e sotëm.
Sipas dëshmive paraprake të marra nga banorët, nuk janë dëgjuar të shtëna armësh. Ndaj janë ngritur dyshime se vrasësi mund të ketë përdorur një armë me silenciator.
Në makinën ku ndodhej viktima janë gjetur 12 gëzhoja plumbash. Ndërkohë raportohet se policia në kërkim të një automjeti tip “Porsche” ngjyrë gri, pasi dyshohet se u përdor nga autorët e krimit.
Grupi hetimor po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën e krimit dhe për të identifikuar autorin ose autorët.
Trupi i tij i pajetë u gjet brenda makinës rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar).
Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, pasi mund të kenë regjistruar momentin e krimit.
“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informuan blutë e Tiranës.
Kush është vëllai i viktimës
Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.