U raportua si vdekje aksidentale, Elgi Proga është dhunuar për vdekje. Identifikohet autori

Ditën e djeshme u raportua se një 37-vjeçar, Egli Proga, ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi jetën në spital. Por sot ngjarja ka marrë rrugë tjetër.

I riu Egli Proga, i cili u gjet i shtrirë në rrugë dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, raportohet se është dhunuar për vdekje.

Autori i dyshuar, Denis Meçe, është identifikuar nga policia dhe është shpallur në Kërkim.

Mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar në ambjentet e jashtme të një lokali.

37-vjeçari pas sherrit është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka dalë sërish ka rënë në rrugë pa ndjenja.

Pritet njoftim zyrtar nga policia.

Artikulli paraprakStanjacioni i shkollave
Artikulli tjetërMundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë