U rikonstruktua nga Veliaj 1 vit më parë, i vendoset shiriti shkollës në Tiranë

Pas shkollës fillore “Emin Duraku” që ju vu shiriti për shkak të dëmtimeve të shumta nga tërmeti, megjithëse ishte rikonstruktuar para 3 vitesh, një tjetër shkollë në kryeqytet i është vendosur shiriti.

Gjimnazi “Sami Frashëri” ka pësua dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në të nuk mund të zhvillohet mësim pa ndërhyrje.

Një aktekspertimi i firmosur nga dy inxhinierë ka dalë në përfundimin se shkolla ka dëmtime në strukturë, çka është kërkuar që të pezullohet aktiviteti derisa të bëhen përforcimet dhe të kontrollohen të gjithë elementët e nevojshëm pasi të hiqen të gjitha suvatë.

Rikonstruksioni i këtij gjimnazi është bërë në korrik të 2018, por duket se ndërhyrja ka qenë jo në mënyrën e duhur nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Rreth 1000 nxënës të kësaj shkolle nuk dihet se ku do të vijojnë mësimin pas ditës së hënë.

Edhe shkollës së Bubq-it i vihet shiriti, gati për t’u shembur

Pasojat e termetit kanë qenë katastrofike me humbje jete njerzish dhe me demtime të mëdha në shtëpi e pallate banimi .

Edhe shkolla e mesme e përgjithshme “Selman Daci”  Bubq, është shpallur godinë për tu shembur pasi ka dëmtime të rënda, nuk dihet se kur do fillojë shembja por nxënësit e kësaj shkolle do të transferohen në Fushë – Krujë.

Në murin e shkollës është bërë një kryq me ngjyrë të kuqe që tregon shkallën e dëmtimit tepër serioz.

Shkolla e Bubqit ka 261 nxënës përfshi kopshtin. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1988.

 

Artikulli paraprakBasha: Mirënjohje protestuesve që po strehojnë 120 të dëmtuar nga tërmeti
Artikulli tjetërDeklarata shokuese e Ramës për banorët e prekur nga tërmeti, kreu i OBSH: Çfarë formimi ka ky njeri?!