Myrto Uzuni ditën e djeshme mori çmimin e “Lojtarit më të mirë” në La Liga 2 për sezonin 2022-2023. Sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti që me golat e tij të ngjisë Granadan në La Liga për këtë sezon.
Po jo vetmë kaq, pasi beratasi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i La Liga 2, teksa shënoi 23 gola në sezonin e kaluar. Për këtë çmim ka bërë një postim Uzuni, i cili është mirënjohës për gjithçka, ndërsa nënvizon se rrugëtimi i tij sapo ka nisur.
“Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju!
Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në La Liga ishte një ëndërr e realizuar.
Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë.
Faleminderit tifozëve Granadës, ju jeni kyç në motivimin tim, shokët e skuadrës, trajnerët dhe familjen time për mbështetjen tuaj të palëkundur. Nuk mbaron këtu, sapo kemi filluar”, ka shkruar sulmuesi i kombëtares.