U shtrua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua, humb jetën një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë

Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Singh ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë dhe ai u konsiderua arkitekti i reformave kryesore liberalizuese ekonomike, si kreu i qeverisë nga 2004-2014 dhe më parë si ministër i financave.

Raportohet se ai ishte shtruar në një spital në kryeqytetin Delhi pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Ndër ata që i bënë homazhe Manmohan Singh ishte kryeministri Narendra Modi, i cili shkroi në mediat sociale se “India mban zi për humbjen e një prej liderëve të saj më të shquar”.

Narendra Modi deklaroi se “mençuria dhe përulësia e Singh ishin gjithmonë të dukshme” dhe se ai kishte bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar jetën e njerëzve gjatë kohës së tij si kryeministër.

Priyanka Gandhi, vajza e ish-kryeministrit Rajiv Gandhi dhe një anëtare e partisë së Kongresit, u shpreh se Singh ishte “vërtetë egalitar, i mençur, me vullnet të fortë dhe i guximshëm deri në fund”.

Vëllai i saj Rahul, i cili drejton Kongresin, tha se ai “kishte humbur një mentor dhe udhërrëfyes”.

Artikulli paraprakNë Itali e quajnë të sigurt, kush është mbrojtësi që do të vishet bardhezi
Artikulli tjetërZgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora