U takuan me Erdogan, Federata Gjermane kritikon Ozil dhe Gundogan

Federata Gjermane e Futbollit ka kritikuar Mesut Ozil dhe Ilkay Gudnogan pasi u shfaqën në një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Gjermanët me origjinë turke janë fotografuar me Erdogan në Ambasadën Turke në Londër, bashkë me sulmuesin e Everton Cenk Tosun, teksa politikani mbërriti në Angli në prag të një takimi me kryeministren britanike Theresa May.
Ylli i Arsenal Ozil dhe Gundogan i City-t i dhanë fanella të firmosura presidentit përpara se të bënin fotografi.
Federata gjermane i ka kritikuar pasi mendon se lojtarët e përfaqësueses janë shfrytëzuar për fushatën zgjedhore të Erdogan.
“Nuk jemi në dijeni të simbolikës së fotove, por nuk mund ta pranojmë dhe do të flasim me lojtarët mbi këtë çështje”, shprehet koordinatori i DFB Oliver Bierhof.

 

Exit mobile version