U thirr për të dëshmuar, kreu i KPP del i ‘tensionuar’ nga SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyri, është paraqitur në orët e para të kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme dhe për afro dy orë është marrë në pyetje lidhur me hetimet e nisur nga kjo strukturë.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në SPAK, por mendohet se temë e dëshmisë kanë qenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

Në sy ra momenti i lënies së ambienteve të SPAK-ut, pasi Myzyri doli me një çehre të tensionuar duke nënkuptuar se gjërat për të nuk kanë shkuar mirë.

Jonaid Myzyri ka dhënë disa vendime në favor të kompanive “Alko Impekst General” dhe “Alko Impeks”, në pronësi të Arbër Abazit.

Para emërimit në krye të KPP-së, Jonaid Myzyri ka punuar si jurist pikërisht te “Alko Impeks”.

Exit mobile version