Dean Liço është transferuar në Turqi, tek ekipi i Igdir në ligën e parë, që pretendon për t’u ngjitur në Superligë. Ai ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën Skënderbeut e duke i falenderuar të gjithë.
“Me mirenjohje pafund, sot po them mirupafshim Skenderbe. Jam falenderus per çdo minute qe derdha djerse ne ate stadium se bashku me grupin e çunave me te mire, jam falenderues per çdo tifoz qe me duartrokiti ne humbje dhe ne fitore, falenderues per te gjithe stafin e klubit Skenderbeu, qe nga trajneri Ivan, stafi i tij dhe dhe deri te puntoret e fushes. Por falenderimi kryesor i shkon Presidentit Ardjan Takaj qe besoi tek une atehere kur dhe vete humba besimin. Uroj me shpirt dhe besoj fort qe ky Skenderbe do te rikthehet aty ku i takon dhe te na beje krenare te gjithve. Do shihemi Skenderbeu im, ju dua!”, shkruan ai.