U vihet zjarri Parqeve Kombëtare në Viro e Pukë

Digjen pyjet për t’u mbjellë me kanabis, ndërsa nga autoritetet nuk ka asnjë reagim. Pak kohë më parë iu vu zjarri pyjeve në Dukagjin, Kolonjë e Tepelenë dhe pasi u shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje, u mbollën plantacionet me kanabis të cilat mbrohen nga policia. Para pak kohësh u përfshi nga zjarri edhe Parku Kombëtar i Shebenik – Jabllanicës në Librazhd ku u dogjën dhjetëra hektarë me bredha

Parkut të Viroit në Gjirokastër i është vënë zjarri. Flakët po shkrumbojnë kurorën me pisha dhe vetëm brenda një ore janë djegur 10 hektarë me pyje. Bëhet e ditur se zjarri po përparon me shpejtësi për shkak të erës, e cila po e favorizon kurse mjetet zjarrfikëse nuk kanë mundur të futen për shkak të terrenit të vështirë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, flakët e zjarrit kanë rrezikuar edhe një stan që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit, dhe një park bletësh me 30 koshere. Mësohet se zjarri po avancon në drejtim të qytetit dhe zonave të banuara. Është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri për të neutralizuar flakët e zjarrit, por deri më tani kjo nuk është realizuar. Qeveria nuk mund të dërgojë një avion për shuarjen e zjarrit që po shkrumbon Parkun Kombëtar. Bëhet e ditur se zjarri është vënë qëllimisht nga trafikantët e drogës dhe mafia e trojeve.
Po ashtu, zjarri vijon të shkrumbojë dhjetëra e dhjetëra hektarë me pyje në Pukë. Bëhet e ditur se, vatrat e zjarrit në sipërfaqet pyjore të Gjegjanit të Pukës vijojnë të jenë aktive. Flakët janë shfaqur thuajse një-herësh në të dy vatrat, çfarë shton dyshimet se zjarri është vënë qëllimisht.
Digjen pyjet për t’u mbjellë me kanabis, ndërsa nga autoritetet nuk ka asnjë reagim. Pak kohë më parë iu vu zjarri pyjeve në Dukagjin, Kolonjë e Tepelenë dhe pasi u shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje, u mbollën plantacionet me kanabis, të cilat mbrohen nga policia.
Para pak kohësh u përfshi nga zjarri edhe Parku Kombëtar i Shebenik – Jabllanicës në Librazhd ku u dogjën dhjetëra hektarë me bredha. Zjarri ka rënë në zonën e Qarrishtes, terren mjaft i vështirë për zjarrfikësit. Edhe në këtë rast zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa policia nuk ka arritur të zbulojë autorët.

Shëngjini pas zjarrit, si zonë katastrofe
Dhjetra hektarë pyje pishash janë shkrumbuar nga zjarret në Shëngjin. Flakët vazhduan për disa ditë me radhë dhe bilanci i pasojave është i rëndë. Pishat e djegura vazhdojnë të nxjerrin tym. Era e shkrumbit ndjehet përqark pyllit. Fatkeqësisht rigjenerimi do të jetë i vështirë. Zjarri preku shumë nga fidanët e rinj. Me pamje të ngjashme kanë përfunduar shumë ha pyje në malin e Shëngjinit.
Pisha shumëvjeçare dhe ato të reja tani nuk ekzistojnë më. Zona turistike e “Ranës së Hedhun” ishte edhe më e prekura. Flakët u afruan dhe vunë në rrezik resortet. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë vetëm ndërprenë përparimin e tyre. Por, pushuesit u mjaftuan me shtëllungat e tymit të zi për të braktisur bregdetin.
Beteja me flakët në malin e Shëngjinit vazhdoi për disa ditë. Helikopteri me rezervuarin një mijë litër uji nuk jepte rezultate të shpejta. Nga ana tjetër forcat komando të ushtrisë përparonin me vështirësi në brendësi të pyllit.
Edhe në Shëngjin zjarri u vu qëllimisht nga mafia e trojeve. U shkrumbuan kurorat më të bukura me pisha. Zjarri vijoi për një javë, ndërsa qeveria nuk mori asnjë masë për shuarjen e tij megjithë reagimin e banorëve. Banorët u shprehën se qeveria nuk ndërhyri për të shuar flakët, duke bërë që të shkrumbohet kurora më e bukur me pisha dhe dhjetëra hektarë.
R.POLISI

Exit mobile version