U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump pritet të shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Donald Trump dikur spekuloi publikisht se ai kurrë nuk do të emërohej personi i vitit nga revista Time.

 

Por, tani ai do të nderohet për herë të dytë, raporton CNN.

Time do të zgjedhë të enjten Trump si personin e vitit, duke e njohur presidentin e zgjedhur si personin  që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në çështjet botërore “për mirë ose për keq”.

Zgjedhja e Trump për vitin 2024 pason ate te vitit 2016, kur Time e shpalli atë personin e vitit pas ngjitjes së tij të papritur në presidencë.

Pavarësisht tirazhit në rënie të revistës, Personi i Vitit i Time mbetet një gur provues kulturor i përvitshëm dhe vlerësimi është bërë një fiksim për Trump gjatë viteve.

Anëtarët e familjes së Trump pritet të marrin pjesë në ngjarjen e së enjtes, përfshirë Ivanka Trump, sipas një burimi. Kjo shënon një paraqitje të rrallë publike për vajzën e presidentit të zgjedhur, e cila shërbeu si këshilltare e lartë gjatë mandatit të tij të parë.

Exit mobile version