Uashingtoni kërkon kthimin e ndikimit në Azinë Qendrore

US Secretary of State John Kerry speaks on Syria at the State Department in Washington, DC, on August 26, 2013. The United States said Tuesday that chemical weapons had been used against Syrian civilians and warned President Barack Obama would demand accountability for this "moral obscenity." Employing his strongest language yet, Kerry said Washington was still examining evidence, but left no doubt that Bashar al-Assad's regime would be blamed. AFP Photo/Jewel Samad (Photo credit should read JEWEL SAMAD/AFP/Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka mirëpritur në Uashington ministrat e Jashtëm të pesë vendeve të Azisë Qendrore nga Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Takimi i tyre, i emërtuar C5 + 1, realizohet pas një sesioni inaugurues të grupit, që është mbajtur në Samarkand të Uzbenkistanit.
Me përfshirjen në zvogëlim e sipër në Afganistan, Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të ristrukturuar marrëdhëniet që i ka pasur me Azinë Qendrore gjatë 15 vjetëve të fundit, kohë kur Uashingtoni ka qenë prioritet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shpresojnë të hapin lidhje të reja tregtare me këtë zonë të botës, një detyrë e vështirë kjo në një kohë kur fqinji i Azisë Qendrore, Kina është duke dominuar rajonin në aspektin ekonomik gjatë dekadës së fundit.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu po kërkojnë të rikthejnë vëmendjen e qeverive të Azisë Qendrore që këto të fundit të tregojnë respekt më të madh për të drejtat themelore të njeriut dhe gjithashtu të ndërmarrin hapa më të besueshëm dhe më të qartë drejt krijimit të institucioneve demokratike.
Uashingtoni ka qenë aktiv duke nxitur këto qeveri që të punojnë drejt reformave demokratike gjatë viteve ‘90, por pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, SHBA-të janë përqendruar në luftën kundër terrorizmit në vendin fqinjë të kësaj zone, Afganistan.
Disa kritikë kanë thënë se ndryshimi i politikës së SHBA-ve në atë kohë nuk është pritur mirë nga qeveritë e këtyre vendeve dhe se kjo ka ndikuar që rajoni të ndryshojë pikëpamje për Amerikën.
Derisa Kerry pritet të nxisë pesë ministrat e Jashtëm për masa të reja drejt integrimit dhe bashkëpunimit më të madh në rajon, realiteti në terren në Azinë Qendrore tregon diçka tjetër. Pesë vendet janë larguar nga njëra-tjetra edhe më shumë prejse janë bërë shtete të pavarura pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Kjo nënkupton se Uashingtoni mund të vendosë që të përqendrohet në marrëdhëniet e saj me këto vende individualisht.
Për qeveritë perëndimore, përfshirë SHBA-të, Kirgizia mbetet shpresa më e madhe për demokraci në Azinë Qendrore.
Kirgizia do të mbajë zgjedhjet presidenciale gjatë vitit të ardhshëm dhe lideri aktual, Almazbek Atambaev, e ka përsëritur disa herë se ai do e respektojë Kushtetutën e vendit që e kufizon të drejtën e të qenit president vetëm një mandat dhe do të largohet nga pushteti.
Tranzicioni paqësor i pushtetit dhe respektimi i kufizimeve të tilla sa i përket mandatit që një lider mund të qëndrojë në pushtet është diçka që Uashingtoni ka dëshirë ta shohë të ndodhë në të gjitha vendet e Azisë Qendrore. Për këtë është e mundshme që zyrtarët amerikanë të mbajnë takime më të gjata me ministrin e Jashtëm kirgiz, Erlan Abdyldaev.
Pjesë e axhencës gjithashtu mund të jetë edhe rasti i Azimjon Askarov, uzbeku atnik që punon si gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut, i arrestuar pas rritjes së tensioneve ndëretnike në Kirgizinë Jugore në qershor të vitit 2010.
Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar burgosjen, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhënë Askarovit Çmimin për të Drejtat e Njeriut në korrik të vitit 2015. Kjo menjëherë ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, ndërsa Kirgizia ishte tërhequr nga marrëveshje e bashkëpunimit me SHBA-të, e nënshkruar në vitin 1993.
Takimet e ndara me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Erlan Idrisov, me siguri se do të fokusohen në lidhjet ekonomike. Investimi më i madh amerikan në Azinë Qendrore është pjesëmarrja e Chevron në fushën masive të naftës së Kazakistanit, Tengiz.
Projekti TengizChevroil në Kazakistanin Perëndimor ka ofruar një bazë të mirë për lidhjet në mes të dy vendeve, për më shumë se dy dekada.
Megjithatë, Kazakistani ka shënuar ngecje në vitet e fundit në përpjekjet e saj për reforma demokratike.
Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev, ka ndryshuar ligjet e vendit për t’i mundësuar vetes që të mbetët president derisa të vdesë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura gjatë këtij viti realisht kanë përjashtuar çdo parti opozitare, duke krijuar një Parlament që i bindet në tërësi Presidentit. Nazarbaev në muajin korrik ka mbushur 76 vjeç dhe deri më tani nuk ka ndonjë pasardhës. Kazakistani nuk e ka një sistem që do të mundësonte zgjedhjen e një Presidenti nga masa.
Takime individuale me ministrat e Jashtëm të Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit pritet të mbulojnë të njëjtat tema. Të tria këto vende kanë presidentë të ngulitur në pushtet, me sisteme represive politike. Ato gjithashtu përballen me kërcënime të sigurisë nga vendi fqinj i tyre, Afganistani.
Me Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin, siguria me siguri do të mbetët në qendër të vëmendjes, derisa kryediplomatët e tyre sipas të gjitha gjasave do të kërkojnë garanci nga SHBA-të që të mos tërhiqen nga Afganistani, duke bërë kështu që siguria në këtë shtet të përkeqësohet afër pragut të tyre.
Brenda pak kohe, Uashingtoni ka qenë i përfshirë në konsultime të vazhdueshme me tri vendet rreth situatës në Afganistan, duke ofruar përkrahje ushtarake dhe infrastrukturore, veçanërisht për Uzbekistanin.
Ka gjasa që Uashingtoni do të kërkojë shenja të qarta se të tri qeveritë janë të gatshme të vazhdojnë reformat politike që janë të bllokuara. Në këtë moment, kjo shpresë e Uashingtonit mund të jetë e kotë pasi të tria këto shtete udhëhiqen nga presidentë që nuk kanë shfaqur asnjë shenjë se duan të largohen nga postet e tyre e as që kanë treguar gatishmëri të ndryshojnë sistemin politik të tyre për të lejuar përfshirjen e zërave opozitarë.
Zyrtarët e Uashingtonit me siguri që me ministrin e Jashtëm uzbek, Abdulaziz Komilov do të diskutojnë për bashkëprodhuesin amerikano-uzbek të makinave, GM Uzbekistan.
Projekti i përbashkët është përfshirë në skandal pasi menaxhmenti uzbek në punishten e GM-së në Uzbekistan dyshohet se ka keqpërdorur miliona dollarë. Këta zyrtarë janë të paraburgosur dhe po përballen me proces gjyqësor në Uzbekistan, por incidenti me siguri se do e zvogëlojë entuziazmin e kompanive të tjera amerikane që kanë dashur të investojnë në këtë vend.
Gjithashtu ekziston pyetja se çfarë të bëhet me asetet uzbeke në vlerë prej rreth 800 milionë dollarëve që mbahen të ngrira nga autoritetet amerikane dhe të cilat Tashkeni i dëshiron t’i kthehen.
Milionat e ngrira kanë lidhje me Gulnara Karimava, vajzën e madhe të liderit uzbek, Islam Karimov. Karimova mbahet në arrest shtëpiak në Uzbekistan pas zbulimit në disa vende evropiane të disa skandaleve të saj në lidhje me pastrimin e parave dhe mitodhënies.
Duke e pasur Rusinë si garantues të madh të sigurisë në Azinë Qendrore dhe Kinën si fuqi dominuese ekonomike, Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje që të forcojnë rolin e tyre në lidhje me sigurinë dhe tregtinë. Por, SHBA-të gjithashtu ofrojnë edhe diçka më të madhe që Kina dhe Rusia nuk mund ta ofrojnë.

Exit mobile version