A është rastësi arresti i oficerit të antidrogës, Gazmir Preçi? Raporti i tmerrshëm për policinë nga shërbimet partnere…
Arrestimi i një oficeri të antidrogës, përkatësisht shefit të këtij sektori në Durrës, në pamje të parë ngjan me një operacion kazual. Pasi ka të bëjë me denoncimin faktik të bërë nga një sipërmarrës, të cilit shefi i antidrogës, Gazmir Preçi, i kishte kërkuar gjobë, duke e shantazhuar.
E vërteta, duket se është më e thellë se kaq, e në këtë rast hetimi nuk ka nisur rastësisht, por si pjesë e një raporti ndërkombëtar, i cili vjen prej deponimeve të të arrestuarve narkotrafikantë shqiptarë, në disa vende të Europës.
Në raport, i cili nuk i është shpërndarë autoriteteve shqiptare, por që i është dorëzuar SPAK-ut nga prokuroritë homologe, flitet për një rrjet oficerësh të lartë, të cilët jo thjesht abuzojnë me detyrën, por janë edhe aktorë kryesorë të trafiqeve dhe racket-it apo gjobës ndaj sipërmarrësve.
Raporti thekson, se të arrestuarit në disa vende të Europës, kanë deponuar se nuk janë veç ‘peshq të vegjël’, e nuk komandohen nga një kupolë reale narkotrafiku.
Ata theksojnë se disa bërthama të trafikut kontrollohen nga oficerë të policisë, të cilët kanë një mbrojtje të rëndësishme nga politika, e përbëjnë rrjete të forta të lidhura me pushtetin.
Janë këto oficerë, sipas raportit, menaxherët e trafiqeve dhe rrjetit të gjobave, por që thuhet se këta drejtues të policisë nuk janë gjë tjetër, veçse menaxherë. E shefat janë shumë më lart.
Një substrakt i këtij raporti mësohet se i është bërë e ditur SPAK-ut, i cili ka lëvizur i pari dhe në një mënyrë perfekte. Pasi që të gjesh në terren deponimet e disa të burgosurve nuk është aspak e lehtë.
Pra, rasti i fundit i Gazmir Preçit që nuk ishte një rastësi, por një strategji për të hyrë në thelat e sistemit të shefave-menaxherë. Gjë që SPAK-ut i doli në faqe, e kjo duket se është vetëm fillimi. Pasi mësohet se pas kësaj ngjarje ka një sërë denoncimesh të viktimava të gjobave dhe sulmeve të ”menaxherëve”.
Opreracion që duket se do të godasë fort kancerin policor. E për këtë partnerët janë përgatitur e po trokasin fort në derën e autoriteteve për të sugjeruar drejtuesit e policisë. Pak ditë më parë, SHBA ka dekoruar një oficer të INTERPOL Tiranës, përkatësisht Drejtues Dorian Muçën. Një oficer me reputacion në radhët e policisë që nuk është afër mazhorancës, madje ka qenë pjesë drejtuese kur PD ka qenë në pushtet.
Promovimi i drejtues Muçës, duket është edhe një sfidë ndaj Edi Ramës, i cili largoi për 2 orë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, vetëm se zhvilloi një takim në ambasadën e SHBA. Uashingtoni po i hedh dorashkën Edi Ramës, duke i treguar se kë ai do për drejtues të policisë. E shumë shpejt pritet të dalin edhe emra të tjerë, të cilët nëse Edi Rama i refuzon, atëherë ai nuk ka parë gjë akoma. Po edhe nëse i pranon, çka nuk ka shanse të ndodhë ndryshe, nuk ka parë sërish gjë akoma. Është i rrethuar!/Pamfleti