Edison YPI
Ubububu sa konspirativë dhe hileqarë janë. I pyes ku të çon kjo rrugë ose ku bie filan katund. Më përgjigjen “Pse?” ose “Te kush do shkosh?”.
Ubububu unë u them, ankohuni, por mos u qani, se ka dhe më keq, madje shumë keq, se Shqipëria. Në botë sot e kësaj dite vazhdojnë luftra të panumurta të shurdhëta ku njerzit vriten si mizat por nuk i tregon asnjë televizion dhe nuk shkruan asnjë gazetë. Ata jo që jo. Shqipëria, thonë, është më e rrëmujshmja, më e çrregullta, më fatkeqja.
Ubububu unë u them se popujt kufijtë i mbajnë dhe i zgjerojnë me gjak, me sakrifica, me luftëra, me heroizma. Ne trimërirat i kemi vetëm nëpër balada, nëpër lahuta. Ta falenderojmë botën që nuk na ka zhdukur nga faqja e dheut por ja ka pasur ngenë të na i pikturojë kufijtë në kohëra kasaphanash si ja ka marrë mendja. Jo jo, ne kemi luftuar, neve bota na e ka me hile, thonë frikacakët gjoja trima, ata që Kosovën që na e çliroi bota e kanë mbushur me imamë që pëllasin mbi minarera.
Ubububu sa të ndyrë e të pështirë janë ca që pa asnjë meritë dhe pa asnjë talent i rrejti menia se mund të bëhen deputetë vetëm duke ndejtur në çadër duke bërë muhabet e duke përtypur fara, dhe tani që s’u bënë mallkojnë me rrënjë e me degë gjithë dynjanë.
Ubububu e ndreqën sheshin, por vrromën e lanë aty. Përballë Skënderbeut të lavdishëm rri ende mozaiku i krimit ku vetëm 40 vjet histori kriminale zenë 80 % të 3 mijë vjetëve histori.
Ubububu si nuk e kuptojnë ca të përndjekur se sado të kenë vuajtur dhe sado të drejtë kanë, Zoti e ka ndërtuar botën në atë mënyrë që e drejta të mos jetë kurrë e tëra nga njëra anë.
Ubububu kurvi brenda varrit shkulet gazit kur i dëgjon të përndjekurit ta quajnë veten “shtresë”, dhe thotë me vete; Mirë ua bëra budallenjve. Hedhshin sipër “shtresës” së tyre një mbulesë dheu, mbjellshin pakëz bar, mbi varr një qipariz.
Ubububu të përndjekurit janë ende aq të lodhur, të paqartë, të çorientuar sa nuk e kuptojnë se duke kërkuar lehtësime dhe favore, pra diskriminim pozitiv, është vazhdim i luftës së klasave. Gjëmë e ulurimë kjo që, ç’është e drejta dhe e vërteta, nuk meriton urrejtje, vetëm keqardhje.
Ubububu sa inat më vjen që disa të përndjekur për shkak të lepurit që ende e kanë në bark “kurvi” e shkruajnë “Kurvi”.
Ubububu shqiptarët po takohen çdo ditë e më rrallë me mikun dhe mikeshën nga frika se mund tu bjeri damllaja kur ta shohin tjetrin tmerrësisht të ndryshëm nga sa paraqitet me fotot dhe muhabetet në Fejsbuk.
Ububuu sa çudi që Kryeministri thotë se mediat janë kazan, dhe jo sallatë, gallatë, llum, pleh.
Ubububu filmat shqiptarë në vend që ti harrojnë po i kujtojnë, në vend që ti shkatërrojnë po i restaurojnë, në vend që ti pështyjnë po i shikojnë.
Ubububu në Internet mezi gjen foto të Poetëve të mëdhenj të së kaluarës, por gjen me tonelata foto dhe sefie të këllirave që mbahen për poetë, kakave që hiqen për shkrimtarë, krimbave që thonë “jam intelektual”.
Ubububu njerëzit e Artit dhe Kulturës që duhej të ishin krema, njerëzit më të respektuar e më të nderuar fjala e të cilëve të kishte rëndësi themelore, janë ca legena e ca lapangjozë që gjithë kohës mburrin veten dhe thurin intriga.
Ubububu në një market pronë e një injoranti bandit, shitësat ishin të gjithë me universitet. Cilën kaçavidë duhej të blija ma tregoi një kritik arti mbaruar në perëndim. Për të blerë një peshqir më konsultoi një inxhiniere pyjesh. Cili tas balte më vlente për të zënë kosin më bindi një matematicien që murmuriste “Crack of Doom” të Tiger Lillies.
Ububu nëpër katunde vilat i bëjnë aq më të mëdhaja dhe aq më të bukura sa më tepër e duan gruan dhe sa më tepër i do gruaja. Arat dhe vreshtat aq më të sistemuara sa më kompakte është familja. Rakinë e zjejnë aq më tepër sa më energjik është i zoti i shtëpisë.
Ububu po quajnë Letërsi çfarë i vjen në mendje çdo hajvani që kërruset mbi kompjuter dhe zhgarravit bërllogje.
Ubububu ke frikë të bësh ndonjë heroizëm se të shpallin fëtefët Poet.

Ubububu ndërkohë që mendoj për Universin që është bosh, kohën që nuk ekziston, përkuljen e hapësirës, televizori thotë “po japim lajmet”.
Ubububu një nga mrekullitë e kësaj bote është se Zoti i ka bërë njerëzit sa më të dallueshëm nga njëritjetri, këta lodhen e stërlodhen e cop e çik bëhen për të ngjarë me njëritjetrin më tepër se dy pika loti.
Ubububu kur skam asnjë lek dhe s’kam asnjë problem, më ndihmojnë gratis, dhe e quajnë “njerzillëk”. Kur dhëmbi më kap ndonjë lek, dhe kam ndonjë hall, për të më ndihmuar më vënë çmim astronomik, se u duket “biznes”.
Ubububu kanë bindjen e patundur se diktatura nuk kthehet më. Por sa kohë paret i kanë hajdutët, fijet i luan Sigurimi, butonat i shtyp nomenklatura, diktatura mes nesh është ulur këmbëkryq.